Template Template
Template E Enjte, 29 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

90:12 E c'gje te mesoi ty se c'eshte Akabe (rruga e veshtire)?

Hadithi i dites

“Kur te vije muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit dhe shejtanet lidhen me zinxhir”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:38 AM
Dielli 05:57 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:01 PM
Akshami 09:07 PM
Jacija 11:14 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Ebu Mensur Maturidi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Wednesday, 13 February 2008

Imam Maturidiu është njëri nga personalitet më të shquara të mendimit islam. Emri i tij i plotë është Ebu Mensur Muhammed ibën Muhammed ibën Mahmud El-Maturidi. Maturid ose Maturit është emri i një fshati të Samarkandit  të cilin e merr edhe Imami si llagap. Ndonjëherë Imami quhet edhe si Samarkandas: Shejh Imam Alemul Huda Ebu Mensur Samarkandi. Atributin „Alemu El-Huda“ i dhanë shokët dhe bashkëmendimtarët e tij ose siç e quajn ndonjëherë edhe „Imamul Huda“, po dhe „Imamul Mutekelimin“ me çrast secili emër tregon për pozitën dhe famën të cilën e ka gëzuar në mesin e tyre si dijetar dhe për mundin e pakursyer që shkriu në mbrojtjen e sunnetit, akides e të sheriatit.

Histroianët nuk kanë njohur ndonjë datë të lindjes së Imamit përpos Dr. Ejub Ali, i cili si datë të mundëshme të lindjes së Imamit e merr vitin 238 h./852 e.s.  Po të ishte e saktë kjo, atëherë do duhej që Imami të kishte jetuar afër njëqind vjet, ngase të gjithë historianët pohojnë njëzëri se ai vdiq më vitin 333 h./ 944 e.s.

 

                    Arsimi dhe kultura e Imam Maturidiut

 

Imam Maturidiu mësimet e para i mori ndër dijetarët më të dalluar të kohës të cilët si zakonisht patën mësuar prej dijetarëve zinxhiri i të cilëve lidhet me Imam Ebu Hanifen. Kefeviu thotë se Imam Maturidiu shkollimin e përfundoi para Ebu Nasr Ijadit dhe që të dy fikhun e mësuan nga Ali Ebu Bekr Xhuzxhani nga Ebu Sulejman Xhuzxhani nga  Muhammedi nga Ebu Hanifja. Prej mësuesve të Maturidiut është edhe Muhammed Mukatil Er-Razi, gjykatësi i qytetit Rejj.

Si imam Maturidiu ashtu edhe mësuesi i  tij i parë Ebu Nasr Ijadi ka prejardhje nga Ensarët, fisi Hazrexh. Ebu Nasr Ijadi ishte një Imam i shquar me njohuri të gjëra, i devotshëm, muxhahid në rrugën e Allahut. „Ai ishte ndër më të dalluarit e kohës“, pohojnë historianët. Ky mësues i Maturidiut mbas vete la dy djem, fama e të cilëve mori dhenë, saqë për njërin prej tyre, Ebu Bekr Ijadin, thuhej: “Dëshmia se medhhebi hanefi është i vërtetë është se Ebu Bekri e ndjek atë medhheb”. Ky mësues i Imam Maturidiut, bashkë me shokun e tij, dijetarin e njohur Ebu Bekr Ahmed Xhuzxhani, ndiqnin mësimet tek Ebu Sulejman Xhuzxhani, njëri ndër nxënësit më të dalluar të Imam Muhammed Shejbanit, nxënësit të njohur të Ebu Hanifes. Për Sulejmanin,  historiani i dëgjuar Ibën Nedim cek: „ Ka qenë modest, i devotshëm, fekih (jurist) dhe muhadith i mbërimë“. Mes kësaj elite intelektualësh të devotshëm u rrit dhe u shkollua Iamam Mturidiu.

Fukahat e medhhebit, percjellnin çdo libër të Imam Ebu Hanifes dhe e ruanin si koment dhe shpjegim të Imamit mbi bazat e Akaidit e lëmëve tjera. Që këndej, Maturidiu i përcolli këto libra nga mësuesit e vet ndonëse, në dorën e tij ato morën një pamje tjetër. Më parë këto vepra ishin në formë traktatesh me shpjegime të shkurtëra të Imam Ebu Hanifes lidhur me mësimin e Ehli Sunnetit. Sqarime për atë që duhet besuar pa u thelluar në sjelljen e argumenteve që provonin qëndrueshmërinë e tyre. Këto broshura, me imam Maturidiun u shndëruan në shkencë të mirëfilltë të Ilmul kelamit pasi ai provoi bazat e mendimit sunni me argumente të prera duke klasifikuar dhe nxjerr degëzime shkencore të mendimit kelamist derisa emri i tij fitoi famë dhe bëhet mutekelimi i shkollës së Ebu Hanifes dhe drejtues i Ehli Sunnetit  në „tokat pas lumit“- Maveraenehrit. Kështu, mësimi kelamist i Ebu Hanifes mishërohet me emrin e Maturidiut dhe drejtimi kelamist hanefi më vonë do të bartë emrin e tij: medhhebi maturidi (El-Maturidijeh).

Nxënësit më të dalluar dhe më me famë të Imamit janë: Hakim Samarkandi 340 h./ 951 e.r.; Imam Ebu Hasan Rustegfeni, Imam Ebu Muhammed El-Pezdevi, Imam Ebu Lejth El-Buhari etj.

Mendimi Maturidist nuk përfundoi me Imamin Maturidiun. Imam të dalluar e zhvilluan atë, e shoshitën dhe studiuan duke e bëre atë gjithnjë e me të thuktë, duke pasuruar shkencërish derisa shkolla maturidije do ngrihet në shkallët më të larta të mendimit sunni në përgjithësi.

 

                       Vepra e Imam Maturidiut

 

Të gjithë titujt  që përmenden si libra të imam Maturidiut, flasin se ai shkriu jetën e vet në mbrojtjen e akides duke demantuar qëndrimet e gabuara, të dijetarëve të larguar nga sunneti në çështje të caktuara të mendimit islam. Ato vepra njëherit dëshmojnë për thellësinë e mendimit të tij në shkencat e fesë: fikh, usul, kelam e tefsir. Imami në punimet e veta më tepër merret me të kritikuarit e mendimit mu’tezili,  veçanërisht të Ka’biut, i njohur ndër mu’tezilitë si „Imamu Ehli’l-Erd”. Imam Maturidiu u mor me mendimin e Ka’biut ngase ky ishte bashkëkohës i  tij. Veprat të cilat i shkruan si demant ndaj mësimit mu’tezili janë: „Bejanu Vehmi’l- Mu’tezileti, “Përgjigje mbi toerinë e pesë parimeve të Bahiliut“; si dhe vepra ku shqyrtohen qëndrimet e Ka’biut: „Reddu Availi’l-Edileh“, „Reddu Tehdhibi’l-Xhedel“, „Reddu Veidi’l-Fusak“ etj. Imami u mor edhe me mendimin e shkollave tjera kështu, lidhur me shkollën dhe mësimin e Keramitas përpiloi veprën: „Er-Reddu ala Usuli’l-Keramitati“, dhe „Reddu Kitabi’l-Imameti“.

Usuli fikhu është një ndër fushat ku krijoi Imam Maturidiu. Në këtë shkencë shkroi veprën: „Me’hadhu’sh-Sherai’ë“, „Kitabu’l-Xhedel“ duke krijuar njëkohësisht edhe në fushën e tefsirit e të kelamit  në shkollën e ehli sunetit. Kështu, vepra „Te’vilatu Ehli Sunneh“ është vepra e tij në lëmën e tefsirit për të cilin historiani i njohur Haxhi Halifeh thotë: „Është kjo një vepër e cila nuk e ka shoqen, e as që i afrohet  ndonjë vepër e shkruar në këtë shkencë“.

Libri „Te’vilat“ është i shkruar me një gjuhë të qartë, nxirret çdo ide e dëshiruar nga ajetet pa u thelluar në polemika lidhur me imtësi, siç vepron Fahrudin Razi në tefsirin e tij. Ky libër është dëshmi për epërsinë dhe njohuritë e gjëra të imamit në shkencat  fetare dhe të gjuhësisë.

Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
 
< Para
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Turniri Dimri 2009 Ekipet - Dimri 2009 (34)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (152)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (142)

Të Riturit - Dimri 2010 - (23)

Tribuna Islame 2009 - 46

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (13)

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (80)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (177)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (57)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (283)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 45 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot153
mod_vvisit_counterDje309
mod_vvisit_counterKëtë Javë949
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7342
mod_vvisit_counterGjithsej78016

Lidhje

Template Template