Template Template
Template E Enjte, 29 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

59:2 Ai eshte qe ne debimin e pare i nxori prej shtepive te tyre ata nga ithtaret e librit, te cilet nuk besuan; Ju nuk menduat se ata do te dalin, e ata menduan se fortifikatat e tyre do t'i mbronin prej ndeshkimit te All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe ne zemrat e tyre hodhi friken ashtu qe me duart e veta dhe me duar te besimtareve rrezonin shtepite e veta; pra merrni pervoje o ju te zotet e mendjes

Hadithi i dites

“Kur te vije muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit dhe shejtanet lidhen me zinxhir”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:38 AM
Dielli 05:57 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:01 PM
Akshami 09:07 PM
Jacija 11:14 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Imam Bedruddin El-Ajni PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Saturday, 02 February 2008

 Imam Bedruddin El-Ajni

Emri i plotë i Imamit është Mahmud Ibën Ahmed ibën Musa ibën Ahmed ibën Husejn ibën Jusuf ibën Mahmud El-Ajntabi El-Hanefi. Kishte llagapin Ebu Thena dhe Ebu Muhammed. Imam Ajni lindi më 26 ramazan në vitin 762 h. në lagjen Kikën në Ajntab, ashtu siç e tregon nxënësi i tij Tegri Berdi. Imam Ajni u rrit në një familje të shkencës, të fesë e të mirësisë. Që si fëmijë i ati e dërgon të mësojë Kur’an tek El-Muizz el-Hanefiu  ku e mësonte atë dhe lexonte përmendësh sipas kiraetitit të Hafsit.

Tek i ati Ebul-Abbasi mësonte fikhun. Imam Ajni mësoi tek imamët më të dalluar të qytetit të tij: Esh-Shems Muhammed Er-Rai, Xhibril Ibën Salih El-Bagdadi, Hajruddin El-Kusejr, Dhenun Es-Surmarij e të tjerë. Përpara Mikail Et-Turkmanit lexoi “Kudurin” në fihun hanefi, „El-Mendhumeh“ të Nesefiut në lëminë e Hilafit, ashtu si dhe librin „Mexhmeu’l-Bahrejni“ të ibën Es-Saatiut. Nga dëshira për të nxënë dije ai do të udhëtojë në qytete të ndryshme. Sëpari në Halep, pasta në Kuds ku në shoqëri me shejh Alaudin Es-Sajrami do të udhëtojë për në Kairo, atëherë kryeqytet i Memalikëve dhe dijetarëve të dinastisë së tyre.

Në Kairo, në vitin 788-789 do të fillojë të ndjek mësimet te dijetarët e dalluar të asaj kohe në disa shkenca. Do ta mësojë fikhun përpara Ahmed ibën Has Et-Turki, hadithin te Siraxhuddin el-Bulkini prej të cilit e mori vet librin e tij me lexim te Siraxhit-Kariu Hidajes. Prej Zejn El-Irakiut do ta mësonte Sahihu’l-Muslim dhe „Ilmam“ të Dekik El-Idit. I dëgjoi „Kutubu Sitteh“ përpara Tekijjuddin Ed-Dexheviut. Lexoi „Esh-Shifa“ të Kadi Ijadit para Ibën El-Kuvejk. Librin „Sherhu Meani’l-Athar“ të Tahaviut dhe „Mesabihu Sunneti“ të Begaviut nga  e lexoi te Tegri Bermesh Et-Turkmani e kështu me radhë.

Imam Bedruddin Ajni është njëri nga krijuesit më të dalluar të kohës së vet. Ai ka shkruajtur shumë vepra saqë Es-Sehavi thotë: “Ka shkruajtur shumë vepra saqë nuk di se pas shejhut tonë ( Ibën Haxher Askalanit) ka shkruajtur dikush më shumë se ai“. Disa nga veprat më të njohura të tij janë: „El-Binaje fi Sherhi’l-Hidaje“, Umdetu’l-Kari Sherhu Sahihi’l-Buhari“, „Mebaniju’l-Ahbar fi Sherhi Meani’l-Athar“,“Meganiju’l-Ahjar fi Rixhali Meani’l-Athar, „El-Mustexhme’ fi Sherhi’l-Mexhme’“, „El-Havashi ala Tefsiri Ebi Lejth“ etj.

Nxënësit më të dalluar të Imam Bedrudin Ajnit janë: Kemal Ibën Humami, Es-Sehavi, Ebu’l-Fadl Askalani, Ibën Tegri Berdi, Ibën Kadi Axhlun etj. Imam Keutheriu tregon se edhe Sujuti përcjell nga Imam Bedruddin Ajni me „Ixhaze Ammeh“ pa mos lexuar përpara imamit përshkak të moshës së ulët.

Imam Bedrudin Ajni vdiq ne vitin 855, të nesërmen i falet xhenazeja në xhaminë e Ez’herit  dhe varroset në medresen e tij.
Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
 
< Para
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (13)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (263)

Mbremja Kur'anore 2009 Austri - Mbremja Kuranore 2009 123

Mbremja Kur'anore 2009 Austri - Mbremja Kuranore 2009 270

Fëmijët (juniorët) - Turniri 2010 R

Turniri Dimri 2009 Ekipet - Dimri 2009 (19)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (175)

Mbremja Fetare - Foto02

Akademia për Ymer Prizrenin - Foto12

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (6)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 18 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot148
mod_vvisit_counterDje309
mod_vvisit_counterKëtë Javë944
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7337
mod_vvisit_counterGjithsej78012

Lidhje

Template Template