|
Turniri tradicional në futboll të vogël “Dimri 2012”

I lëvduar qoftë Allahu përjetë, meritor i vetëm i falënderimit dhe lëvdimit të vërtetë, që nga asgjëja gjithçkaje i dhuroi jetë, që krijoi njeriun në formën më të bukur dhe e bëri mëkëmbës të Tij në tokë, lëvduar qoftë Allahu që besimtarët i bëri vëllezër. Salavat dhe selam nga ashku i zemrave të përmalluara për të, i dërgojmë vulës së Pjegamberisë, të zgjedhurit të Allahut për ta nxjerrë njerëzimin nga balta e injorancës dhe për ta udhëzuar atë në rrugën e vetme të drejtë, në rrugën drejt suksesit dhe lumturisë në të dy jetët, Muhammedit a.s. që është shëmbëlltyra jonë, që me jetën dhe veprën e tij na mësoi Islamin - fenë e vetme të pranuar tek Allahu, atij që u dërgua për të përsosur virtytet e moralit dhe që na thirri vazhdimisht në dashuri dhe afrim mes besimtarëve, selam u çojmë edhe sahabëve- shokëve të tij që besnikërisht iu përkushtuan jetësimit të çdo porosie të tij dhe u bënë shembulli i dashurisë, bashkëjetesës e bashkëpunimit në rrugën e Allahut, dhe të gjithë atyre që do ta ndjekin këtë rrugë deri në ditën e mbrëmë. |
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Shkroi: Muhiddin Baëçexhi Përktheu: Muin Sulejmani
Medh'hebi Maturidi (pjesa e tretë)
vazhdim...
Sipas Maturiditëve atributi i All-llahut et-Tekvin (të krijuarit) e pranojnë si atributet tjetër eternal dhe të vërtetë nga atributi el-Kudre. Ngase All-llahu veten e Tij në Kur’an e ka atribuar me atributin el-Halik (Krijues). All-llahu gjërat nuk i krijon me atributin el-Kudre, por, me atributin et-Tekvin.
Ndërsa Esh’aritët atributin et-Tekvin e pranojnë si lidhshmëri ndaj gjërave të reja që i krijon nga atributi el-Kudre.
Nga kjo shihet se Maturiditët kanë qëndruar të lidhur ndaj naklit (transmetimit / shpalljes) dhe nga kjo nënshtrihje duke mos dhënë kompromis ka bërë sqarime logjike duke ia përshtatur esencës së naklit (transmetimit). Ndërsa Ismail Hakki nga Izmiri në veprën e tij Jeni Ilmi Kelam (Shkenca e Kelamit të Ri) kur përmend dallimet në mes Esh’arive dhe Maturidive thotë: Sipas Esh’arive tevbetu’l-je’s (pendimi i personit i cili gjendet në agoni të vdekjes nga të përjetuarit të dënimit të Zotit e pranon besimin) kjo teube nuk është e pranuar. Ndërsa sipas Maturidive është e pranuar. (Yeni Ilm-i Kelam, I, 115) Kjo thënie e tij është gabim ngase sipas Maturidive teubetu’l-jes në asnjë mënyrë nuk është i pranuar.
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Artikulli origjinal nga Deoband.org
Nga: Mufti Muhammed Teki Uthmani
Përktheu: Mustafa Musliu
MBULESA (HIXHABI) E GRUAS DHE KUFIJT E SAJ (PJESA IV)
Vazhdim…
Niveli i tretë i hixhabit, është ai tek i cili gruaja del jashtë e mbuluar nga koka deri në këmbë, me përjashtim të fytyrës dhe duarve, gjithnji në raste nevoje. Kjo dëshmohet me thënien e të Madhërishmit në Suren el-Nur: "Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme"...". Është transmetuar nga Ibn Abasi, Ibn Umeri dhe Aisha r.a se ata e kanë interpretuar këtë si fytyra dhe duart, dhe këtë mendim kanë edhe e 'Ata'. Ikrimeh, Said Ibn Xhubejri, Ebul Sha'tha, el-Dahhak, Ibrahim el-Neha'i dhe të tjerë. Dhe transmetohet nga Abdullah ibn Mes'udi r.a, se ai "përveç atyre që janë të dukshme", e ka interpretuar si havalja dhe xhilbabi. Që këndej, ajeti Kur'anor sipas sqarimit të parë, vërteton që gruaja mundë ta zbulon fytyrën e saj në raste nevoje, dhe kjo për më tepër dëshmohet nga hadithet në vazhdim: |
|
Lexo mëtej...
|
|
|
|
<< Fillim < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pas > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 8 nga 73 |